​​American School of Kosova me plane të nxehta verore

Programi veror i American School of Kosova me shumëllojshmëri aktivitetesh rekreative dhe edukative.

American School of Kosova ofron program veror duke i argëtuar fëmijët e grupmoshave prej 4-13 vjeç. Programi është i dizajnuar nga profesionist të shkollës dhe parasheh aktivitete edukative në disa sfera. Më konkretisht programi veror parasheh të zhvilloj aktivitete leximi, shkrimi si dhe aktivitete matematikore.

Po ashtu, përmes këtij programi gjatë fundjavave, do të organizohen udhëtime rekreative në shumë vende të Kosovës. Vlen të përmendet fakti, se fëmijët do të ndahen në dy grupe kryesore, ndarja do të bëhet sipas moshës. Grupi i parë përfshinë fëmijë prej 4 deri në 8 vjeç, kurse grupi i dytë përfshinë fëmijë nga mosha 9-13 vjeç.

Regjistrimi i kandidatëve potencial për të participuar në programin veror tash më ka filluar që nga data 6 Prill, tek zyrat qendrore të ASK-së me adresë; Rruga Luan Haradinaj, p.n, Prishtinë. Të gjithë të interesuarit inkurajohen të aplikojnë sa më parë, në mënyrë që fëmijët të përfitojnë nga një program i shkëlqyer edukative.

Zhvillimi i të gjitha aktivitete vetë programit veror parashihet të filloj të Hënën me date 29 Qershor dhe të përfundoj të Premtën me datë 21 Gusht të këtij viti. Për më tepër informata në lidhje me organizimin e programit veror ju ftojmë të drejtohen i tek objekti i American School of Kosova, në Prishtinë.

http://www.kosovapress.com/sq/lajme/american-school-of-kosova-me-plane-te-nxehta-verore-41750/