​ASK krijon shoqatë për të diplomuarit

Shkolla Amerikane në Prishtinë (American School of Kosova – ASK) do t’i mbledh sërish nxënësit e saj. Kjo po mundësohet përmes një shoqate që po krijon kjo shkollë.

“American School of Kosova Alumin Association” është emri që do mbajë kjo shoqatë ku si anëtarë të saj do të ketë të diplomuarit e kësaj shkolle.

Në takimin e parë që u mbajt sot përveç njoftimit për krijimin e shoqatës ata kujtuan edhe vitet e bukura, dhe ndanë momentet më të veçanta me shoqërinë që kishin kaluar në ambientet e kësaj shkolle.

ASK është shkolla e parë në vend që po krijon një shoqatë që do përbëhet nga të diplomuarit e saj me qëllime të cilat do të bëhen publike gjatë muajve të ardhshëm.

Kryedrejtori i ASK-së, Ardian Hoxha, është shprehur se organizata “American School of Kosova Alumin Association”, do të jetë më e fortë kur studentët e saj të jenë të bashkuar.

“Ideja është që secili individë të jetë i suksesshëm, dikush më shumë e dikush më pak, por ku ju jeni të lidhur me njërin tjetrin dhe jo vetëm me gjeneratat e juaja por me të gjithë ata që qenë pjesë e ASK-së, dhe kur jeni të lidhur me njëri tjetrin, jeni edhe më të fortë , jo vetëm mes gjeneratës apo klasës së juaj por të gjithë gjeneratës. Ju jeni njerëz që jeni me potencialin më të madh që të bëheni të suksesshëm, ju i keni gjasat më të mëdha se shumë njerëz këtu në Kosovë për tu vërë të suksesshëm”, tha Hoxha .

I pranishëm në këtë takim ishte edhe i diplomuari i parë i American School of Kosova, Astrit Hasani.

Ai, i cili u zgjedh edhe kryetar i organizatës, American School of Kosova Alumin Association, rrëfeu të arriturat e tij profesionale e gjitha këto duke i qenë falënderues ASK-së.

E për historitë e dhe për përvojat që kanë mësimdhënësit në American School of Kosova, njerëzit në Kanada janë të ngazëllyer të dinë se si shkojnë gjërat në këtë shkollë, e për këtë më së miri e rrëfen mësimdhënësi i American School of Kosova, Charlie Launder.

Kjo organizatë do të ketë katër organizime në vit dhe përveç saj, do të ketë konferenca dhe seminare të ndryshme, dhe lloj lloj ide që do t’i ndihmoj këta të diplomuar që të ofrohen me njëri – tjetrin, të argëtohen dhe të përparojnë profesionalisht.

Tutje kryedrejtori i ASK-së, shpjegon se në takimin e radhës do të zgjidhen kryetarët, dhe udhëheqësit e strukturave të tjera, administrimin e shoqatës për PR, dhe për shërbime tjera./KosovaPress/

http://www.kosovapress.com/sq/lajme/ask-krijon-shoqate-per-te-diplomuarit-44736/