American School of Kosova shënon festën e Pavarësisë me një program artistik

Drejtoresha e American School of Kosova,Shannon Bruce Ramaka ka shpërndarë certifikata nxënësve më të dalluar që dolën nga kjo shkollë, prej të cilëve shumë prej tyre morën pjesë edhe në gara të ndryshme ndërkombëtare. Ajo tha se kosovarët janë të mençur

Shpesh pyes se çfarë do të thotë të jesh kosovar. E di se historia politike është e komplikuar, dekurajuese shpesh – dhe shumë e dhimbshme. Megjithatë, e di tani se ka diçka shumë të veçantë rreth këtij shteti të ri. Së pari, besoj se kosovarët e dinë rëndësinë e edukimit cilësor dhe për këtë ata janë të mençur”, tha Ramaka.

Ndërsa Zana Qena, profesoreshë e gjuhës gjermane në American School of Kosova, tha se ky organizim i përkushtohet përvjetorit të tetë të Pavarësisë së Kosovës dhe mbahet me moton “Nga gjenerata në gjeneratë”.

Sot Shkolla Amerikane është veshur nën petkun e festës së madhe të ditës së Pavarësisë së Kosovës, në këtë 8 vjetor, motoja me të cilën organizuam këtë manifestim ishte ‘Nga gjenerata në gjeneratë’ dhe ne ishim të dhënë që t’i nderojmë të gjitha figurat ose së paku një numër të disa figurave që ishin pjesë e kësaj periudhe dhe këtij rrugëtimi tonë deri në pavarësi. Këtë herë e nderuam figurën e Muharrem Qenës, figurat e Vaçe Zelës, Nexhmie Pagarushës dhe shumë këngë tjera. Po ashtu kishte edhe elemente kombëtare si dhe vjershën ‘Kosovari’ të interpretuar aq bukur nga Endri Shema” – tha ajo.

American School of Kosova çdo vit organizon manifestime me të cilat feston ditën e pavarsisë së Kosovës.