American School of Kosova shpalos talentet e nxënësve gjatë ‘Panairit të Shkencës’

Një ndër ceremonitë më interesante dhe më me vlerë të organizuara nga ASK, konsiderohet të jetë Panairi i Shkencës. Përmes këtij panairi studentët e ASK shpalosin projektet e tyre të punuara me shumë kujdes në sfera të ndryshme të shkencave ekzakte.

Ky panair shfaq talentet e studentëve tanë dhe mundësitë e tyre për të qenë të suksesshëm.

Nxënësit tanë nga të gjitha nivelet e shkollimit konkurrojnë në mes vete duke prezantuar projektet e tyre. Prezantimi i projekteve shoqërohet me pyetje të shumta nga ana e jurisë, sqarime precize dhe racionale ofrohen nga nxënësit. Këto punime do shfaqen para publikut që është i përbërë nga prindërit dhe të interesuarit, për t’u ofruar atyre shumë informata rreth punimit të tyre. Projektet më të mira që pasqyrojnë devotshmëri në punë dhe ide të reja, do të shpërblehen me çmimin e parë.

 

American School of Kosova çdo vit organizon ngjarje dhe panaire të ndryshme ku nxënësit e kësaj shkolle kanë hapësirë të shfaqin talentet e tyre, të eksperimentojnë me dëshirat dhe imagjinatën e tyre, duke u përgatitur më mirë për shkollim të mëtutjeshëm.