American School of Kosova të martën me ASK Talks

“Shfaqe prezencën tënde në njërën nga organizimet më mbresëlënëse të ASK-së”.

American School of Kosova sërish organizon eventin tashmë tradicional ASK Talks. Në këtë rast i ftuar është Fisnik Ismaili, një ndër personalitetet më interesante në vend dhe me një karrierë shumë të suksesshme. Vlen të theksohet fakti se ky event organizohet në një format të veçantë ku z.Ismaili jep ligjëratë të shkurtër për nxënësit e shkollës si dhe persona të tjerë të pranishëm. Ligjërata do të përmbajë një temë interesante dhe shumë aktuale, siç është “Multimedia and Social Networks” (Multimedia dhe Rrjetet Sociale), e gjithë kjo do të shërbejë për qëllime edukative dhe përdorim të mirëfilltë të rrjeteve sociale.

Më konkretisht, eventi do të organizohet me datë 15.09.2015 tek sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë. E gjithë kjo ngjarje do të realizohet duke filluar nga ora 16:00 pasdite dhe do të zgjasë jo më tepër se një orë. Andaj të gjithë ju që dëshironi të përfitoni nga fjalimi i një personaliteti të suksesshëm, ju inkurajojmë që të jeni të pranishëm në këtë event.