American School of Kosova themelon ASK Alumni Association

Siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë të jetë liderë në zhvillimet akademike dhe jo vetëm, American School of Kosova (ASK) tani ka themeluar edhe “Asociacionin e të Diplomuarve të ASK-së” – ASK Alumni Association (AAA), me anë të të cilit po bëhet ribashkimi i të diplomuarve të kësaj shkolle që nga themelimi i saj në vitin 2003.

Qëllimi i ASK Alumni Association (AAA) është që të lidhë të gjitha gjeneratat në mes vete, qoftë nëse kanë 10 vjet diferencë në moshë apo edhe më tepër, e si rrjedhojë të ketë bashkëpunim në mes tyre dhe përkrahje të ndërsjellë. Deri sot janë mbi 700 të diplomuar nga ASK që nga themelimi i saj dhe duke qenë se secili nga ta është tashmë personalitet në vete dhe secili po tregon suksese në fushën e tyre, ky komunitet pritet të jetë një nga komunitetet më të fuqishme në Kosovë dhe më gjerë.

AAA tash më ka të gjitha tiparet e një asociacioni serioz dhe profesional, i cili ka edhe strukturën e saj udhëheqëse, të udhëhequr nga vetë të diplomuarit e ASK-së, me në krye Astrit Hasani (gjenerata 2004) në rolin e Kryetarit të Bordit, Agon Gashi (2006) – Nënkryetar i Bordit, Albba Morina (2009) – Anëtare e Bordit, Plarentina Desku (2009) – Anëtare e Bordit, dhe Adea Pula (2013) – Anëtare e Bordit, si dhe Ardian Hoxha – Drejtor i ASK-së dhe Fjolla Ruhani – përfaqësuese e ASK-së dhe njëkohësisht e diplomuar nga ASK (gjenerata 2009).

Qysh nga fillimi i ekzistencës së saj, American School of Kosova ka ofruar një edukim superior, dhe si rrjedhojë ka nxjerrë nxënës të shkëlqyeshëm, tashmë profesionistë të suksesshëm në fusha të ndryshme. Kjo shoqatë e sapoformuar tashmë ka filluar përgatitjet për aktivitetet e tyre të para dhe ka premtuar se bashkimi i tyre dhe krijimi i ASK Alumni Association do të sjellë benefite të shumta jo vetëm për të diplomuarit e ASK-së, por për gjithë komunitetin. Për më shumë, edhe vetë misioni i American School of Kosova është “të arsimojë liderët e së nesërmes, për një të ardhme më të mirë,” dhe janë po këta të rinjë e të reja prej të cilëve presim të krijohet Kosova që të gjithë e duam dhe e kemi ëndërruar.

Për më shumë, vizitoni faqen zyrtare në facebook të ASK Alumni Association:
https://www.facebook.com/askalumni/