‘As një tym, as një cigare’

“As një tym, as një cigare!” është vetëm një nga mesazhet premtuese të studentëve të Shkollës Amerikane të Kosovës, që për një javë të tërë do të promovojnë një jetë të shëndoshë, pa varshmëri nga duhani, alkooli apo narkotikët tjerë.

Sot fillon java e aktiviteteve Red Ribbon Week që inicohet dhe organizohet nga American School of Kosova, dhe ka për qëllim promovimin e një jete të shëndetshme, aktive dhe të hareshme, që eliminon konsumimin e duhanit, alkoholit si dhe eksperimentimin me substanca narkotike.

Kjo javë përfshinë aktivitete të shumta kulturore dhe edukative, të organizuara në bashkëpunim me nxënësit dhe stafin arsimor të A.S.K-së, që sivjet hapen edhe për publikun.

Red Ribbon Week fillon, të hënën në orën 09:30 me marshin e fëmijëve të shkollës A.S.K përgjatë sheshit Nëna Terezë në Prishtinë e deri të ambientet e kësaj shkolle, në qendër të Prishtinës, pranë monumentit Newborn.

Ky marsh i nxënësve të A.S.K-ës që sivjet organizohet për herë të dytë, është i vetmi i këtij lloji në Kosovë dhe bën thirrje për jetë të shëndetshme, pa duhan, alkool apo substance narkotike.

Përveç marshit, në A.S.K do të zhvillohen aktivitete dhe gara të ndryshme gjatë tërë javës. Disa nga aktivitetet e ndryshme të fëmijëve janë ajo e bluzave të kuqe dhe dita e kapelave të çuditshme.

http://www.kosovapress.com/sq/lajme/as-nje-tym-as-nje-cigare-27197/