Filmat e nxënësve të ASK-së pritet të shfaqen në festivalin e filmit “PriFest Film”

Filmat e prodhuar nga studentët e American School of Kosova, nga ky vit, do të prezantohen në festivalin ndërkombëtarë të filmit “PRIFEST Film” i cili mbahet nga data 22-29 prill. Kështu kanë bërë me dije përfaqësues të American School of Kosova dhe përfaqësues të festivalit ndërkombëtarë të filmit PRIFEST Film në një konferencë për media.

Të kënaqur me bashkëpunimin, përfaqësuesit e dy institucioneve thanë se në këtë formë do t’u ipet mundësia nxënësve që të mësojnë më shumë për filmin si dhe të jenë pjesë e një festivali ku do të ketë edhe filma ndërkombëtarë si nga Irani, Kanadaja, Rusia, etj.

Drejtoresha e Festivalit PRIFEST Film, Vjosa Berisha, tha se ky bashkëpunim është i rëndësishëm për të rinjtë nga shkolla Amerikane në Kosovë pasi që ata mund të kuptojnë rëndësinë e filmit. Ndërsa ajo është shprehur e gatshme për çfarë do lloj bashkëpunimi siç ky i sotëm pasi që kjo është në dobi të festivalit dhe nxënësve.

Për ne ky bashkëpunim me ASK është shumë i rëndësishëm sepse ne e shohim që edhe për këta të rinj nga shkolla e mesme kemi mundësi t’u japim një lloj edukimi së bashku dhe t’u tregojmë sa është i rëndësishëm filmi dhe sa është e rëndësishme të kyçen ata në lëmine e kinematografisë. Investime të tilla, bashkëpunime të tilla siç po e bëjmë sot me ASK FilmFestival janë shumë të rëndësishme për festivalin tonë, është shumë i rëndësishëm për ASK-në dhe shumë i rëndësishëm jo vetëm për studentë të ASK-së, por edhe për studentë e kaluar nga gjeneratat e ASK-së, sepse do kenë mundësi të vijnë, të shfaqin talentet e tyre, të njoftohen me mysafirë të festivalit tonë, të shfaqin filmat e tyre dhe të jenë vullnetarë që të kenë mundësi bashkëpunimi më tutje, nëse ata vendosin ta zhvillojnë karrierën e tyre në këtë lëmi”, tha Berisha.

http://www.kosovapress.com/sq/lajme/filmat-e-nxenesve-te-ask-sw-pritet-te-shfaqen-ne-festivalin-e-filmit-prifest-film-68463/