‘Kosovo Learning Summit’ nga American School of Kosova

American School of Kosova do të organizojë ‘Kosovo Learning Summit’, i cili do të mbahet më 14, 15 dhe 16 tetor.

Ky projekt i American School of Kosova do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Projekti do të realizohet me qëllim të mbështetjes së bashkëpunimit profesional mes kolegjeve brenda Kosovës dhe jashtë saj, në mënyrë që arsimtarët e ASK-së dhe ata të shkollave publike në Kosovë të inspirohen për të bërë përpjekje më të mëdha për të zbatuar kurrikulat e reja dhe metoda efektive të mësimdhënies, të cilat janë zhvilluar nga hulumtime aktuale arsimore dhe praktikat më të mira nga e gjithë bota.

http://www.kosovapress.com/sq/lajme/kosovo-learning-summit-nga-american-school-of-kosova-87126/