Nga American School of Kosova në Harvard, Yale, Dartmouth dhe universitete tjera prestigjioze

Harvard University, Yale University nuk janë më universitete, dyertë e së cilave janë të paarritshme dhe vetëm një ëndërr për nxënësit. Këto universitete tashmë po shijohen nga shumë nxënës, përgatitjen e të cilëve e siguroi padyshim American School of Kosova. Shumë nxënës, jo vetëm që arritën të pranohen në universitete të kategorisë ‘Ivy League‘ mirëpo ata po ndjekin studimet me bursa të plota në universitetet e ëndërrave të tyre.

Sihana Ahmedi – Kalamzoo University; Laurit Muja – Knox College; Hana Gjikolli – Pratt University; Bardh Rushiti – University of Miami; Agon Kastrati – Dartmouth College; Aulona Kuka – New York University, janë vetëm disa nga nënësit me bursat më të larta ndër vite. Edhe ky vit ishte më se i suksesshëm për American School of Kosova dhe gjithë komunitetin, kur Drin Krasniqi, i sapodiplomuar, mori bursë të plotë 4 vjeçare në UNIVERSITETIN E HARVARDIT, me vlerë rreth $300.000.

Vera e këtij viti do të jetë e mbushur plotë eksperienca të reja edhe për dy nxënëse të klasës së 11-të, Ballina Prishtina dhe Dea Dika. Ballina do të ndjekë shkollën verore poashtu në Harvard University, ndërsa Dea Dika, veçse ka përfunduar programin “Young Global Scholars” në Yale University.

Kështu, American School of Kosova i nxitë nxënësit të kenë synime të larta, i përgatitë, i fuqizon dhe i mbështetë deri në përmbushjen e qëllimeve të tyre. Suksesi në American School of Kosova matet me suksesin e nxënësve. Marrja e bursave pa dyshim që tregon përgatitjen maksimale dhe mbështetjen e pakursyeshme që American School of Kosova ofron për nxënësit e saj ndër vite.