Nxënësit e American School of Kosova ndihmojnë të varfrit e Prishtinës

Nxënësit e Shkollës Amerikane në Prishtinë(American Shchol of Kosova) sot ka zhvilluar dy aktivitete cilat kanë për qëllim mbledhjen e fondeve për familjet e varfra. Përmes shitjes së gjërave ushqimore në sheshin “Zahir Pajaziti” si dhe shfaqjen e një program në shkollë, këta nxënës po mbledhin të holla me të cilat do të blejnë gjëra të nevojshme për familjet në nevojë.

Nxënës kanë ngritur një tendë në sheshin “ Zahir Pajaziti”, ku po u shesin qytetarëve gjërat ushqimore të cilat janë përgatitur nga vet ata.

Nxënësja Vesa Rexha tha se aktivitete të tilla nga shkolla amerikane janë organizuar edhe në të kaluarën.

Rexha: Aktivitetet të tilla kemi organizuar edhe në të kaluarën

“ Ne si shkollë amerikane për çdo vit e marrin iniciativën për të organizuar javën e bamirësisë , ku për qëllim kemi me i ndihmu familjet në nevojë. Zakonisht e marrim fundvitin, që familjet që kanë nevojë me i marr nga shkolla jonë dhuratat, ushqim dhe gjëra të nevojshme . Këtë javë ka filluar organizimi nga shkolla jonë, kemi dalë ditën e hënë, të mërkurën dhe të premten. Produktet janë gjëra ushqimore që përgatiten nga vet nxënësit , i shesim “, tha Rex ha.

Klubi i Bamirësisë në shkollën amerikane, përveç aktivitetit në shesh, ka shfaqur edhe një program për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, ku të hollat e biletave do të shkojnë për familjet në nevojë.

Udhëheqësja e Klubit të Bamirësisë ,Dardane Nuka ka bërë të ditur se me të hollat e mbledhura nga ky program do të blihen gjëra të nevojshme për 20 familje në nevojë, të komunës së Prishtinës.

Nuka: Ide kryesore ngritja e fondeve

“ Ideja kryesore është ngritja e fondeve , me qenë se nxënësit paguajnë nga një euro biletën, për të parë shoun. Ata e dinë që nuk po paguajnë për shou, por po paguajnë për bamirësi. Është thjeshtë një kontribut i vogël i tyre në mesin e shumë kontributeve të tjera por të ngritur fondin përfundimtar që e kemi ngritur për këtë vit. Me ato para pastaj ne do të blejmë ushqimin për 20 familje të varfra që zakonisht i identifikon Kryqi i Kuq me të cilët ne bashkëpunojmë në këtë fazë”, tha Nuka

Aktivitetet e tilla me qëllim bamirësie nga nxënësit e shkollës amerikane kanë filluar të hënën, me hapjen e Javës së Bamirësisë.

http://zeri.info/aktuale/67584/nxenesit-e-shkolles-amerikane-ndihmojne-te-varfrit-e-prishtines/