American School of Kosova në Kosovë e nis Panairin e Shkencës

Shkolla Amerikane në Kosovë (American School of Kosova) e ka organizuar Panairin e Shkencës i cili ka për qëllim zhvillimin e shkencës nga nxënësit e shkollës fillore e të mesme të këtij institucioni si dhe njoftimin e tyre më për së afërmi me punën që e bëjnë shekncëtarët.

Një ndër organizatorët e këtij panairi, profesori Pete Splenger, tha për Kosovapress se nxënësit janë të lirë të zhvillojnë shkencë në qfarëdo fushe.

 

img-6623

“Është e arsyeshme dhe e nevojshme që fëmijët e kësaj moshe të dinë se qka bëhet fjalë në shkencë dhe si zhvillohet një eksperiment në shkencë dhe se si zhvillohet puna për një shkencëtarë. Janë të hapur për të bërë çfarëdo lloji të eksperimentit vetëm me qenë në lidhje me shkencë, biologji, fizikë, kimi etj. Gjatë ditës së sotme është klasa e 6,7,8 pastaj nesër do të jetë shkolla e mesme ku janë klasat e 9,10,11,12”, tha Splenger.

Splenger tha se nxënësit e shkollës fillore do të notohen nga këto punime derisa tek nxënësit e shkollës së mesme do të përzgjedhen tre fitues të cilët do të vihen në kontakt me disa revista apo institucione shkencore, me të cilat do të kenë mundësi bashkëpunimi.

Panairi i Shkencës në ASK zhvillohet tash e tetë vjet.

img-6627

img-6615

http://www.kosovapress.com/sq/mobile/arsim/shkolla-amerikane-ne-kosove-e-nis-kuizin-e-shkences-73916/