American School of Kosova në Kosovë hap aktivitetet për 28 Nëntorin

Këngë, valle, recitale dhe poezi janë pikat të cilat u performuan në një program të organizuar nga nxënësit e Shkollës Amerikane në Kosovë – ASK për nder të 103-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. I gjithë organizimi është bërë me iniciativën e nxënësve dhe me bashkëpunimin e tyre me mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Nxënësi Nol Gashi , tregoi se i tërë programi është organizuar si tregues i të gjitha sakrificave të popullit shqiptar ndër vite për një pavarësim.

Gashi: Jemi krenarë që jemi shqiptarë

“Rëndësia e këtij aktiviteti dhe këtij evenimenti ka qenë me tregu se sa janë munduar dhe sa vështirësi kanë pasur gjatë viteve që me mbërri në këtë pikë që jemi sot, me mujt me pas lirinë që e kemi. Të gjithë jemi këtu krenarë që jemi shqiptarë dhe ka qenë një event që e kemi bërë me shumë qejf dhe ka dalë shumë bukur”, tha Gashi.

Nxënësja tjetër Fjolla Hana tha se mesazhi i këtij organizimi ka qenë se nxënësit e shkollës amerikane janë të lidhur me ngjarjet historike të popullit shqiptar.

Hana: Ka qenë iniciativë e nxënësve

“Edhe pse ë shtë shkollë amerikane nuk do të thotë që nuk ka shqiptarë që e festojnë festën më të madhe të krejt shqiptarisë në gjithë botën dhe kemi vendos që edhe në shkollën tonë të festojmë 28 Nëntorin. Kjo ka qenë më së shumti iniciativë e nxënësve dhe kanë qenë ata që e kanë kryer punën më së shumti, kemi pasur edhe arsimtar të cilët kanë qenë duke na mbikëqyrur gjatë tërë kohës”, tha Hana.

Se aktivitetet e tilla janë të rëndësishme për ASK-në ka treguar profesori i filmit dhe dramës Dukagjin Podrimaj.

Podrimaj: Programi po ndryshon çdo vit

“Ky vit është viti i parë që po marr pjesë. Unë besoj që këta edhe më herët e kanë përgatitë për 28 Nëntor një program të tillë. Çdo vit po ndryshon varësisht prej preferencave të nxënësve, respektivisht profesorëve çka ata duan. Parimisht po jepet një performancë e tillë para 28 Nëntor it. Unë si profesor i filmit dhe dramës i kam ndihmuar ta bëjnë një performancë të shkurtër për 28 Nëntorin “, tregoi Podrimaj