“Vala Kids” edhe në American School of Kosova

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, së bashku me grupin humoristik “Stupcat”, kanë vizituar sot Shkollën Amerikane në Kosovë  (ASK), ku kanë bërë promovimin e produktit inovativ që mundëson komunikim ndërmjet prindërve dhe fëmijëve – “Vala Kids”.

Me këtë rast Agron Mustafa tha se ky projekt është në fazën promocionale, por që i ka tejkaluar të gjitha pritjet, pasi që përmes këtij produkti të gjithë prindërit do të kenë mundësinë që të monitorojnë fëmijët e tyre 24 orë, varësisht se ku ndodhen në territorin e Republikës së Kosovës.

“Kjo orë përveç që e tregon orën ka efektin kryesor që të ofrojë informatat për prindërit që të ja mundësojë që të jenë gjithmonë në dijeni se ku i kanë fëmijët e tyre”, tha Mustafa.

Adrian Hoxha, drejtor i ASK-së, u shpreh i impresionuar me karakteristikat e kësaj ore, në këtë kohë kur siguria e fëmijëve është një shqetësim parësor për prindërit.

“Të gjithë e dimë sesa e rëndësishme është siguria e fëmijëve tanë duke pasur parasysh se prindërit duan të dinë gjatë gjithë kohës vendndodhjen e tyre. Ne si shkollë kemi shërbim aktiv dhe i njoftojmë nxënësit, por me teknologjinë e ofruar nga Vala, puna jonë do të jetë edhe më e lehtë”, pohoi Hoxha.

“Ne do të përpiqemi që për secilin nxënës tonin të kemi nga një orë të tillë”, u shpreh Hoxha.

Anëtari i grupit “Stupcat”, Mensur Safqiu pranoi se ky produkt i ri i dizajnuar nga Vala, është një domosdoshmëri e kohës.

“Një orë e tillë, kostoja e së cilës është e papërfillshme karshi brengës prindërore, krijon edhe siguri dhe rehati për fëmijët. Si e tillë një orë e vendosur në dorën e çdo fëmije, është pothuajse e pashmangshme, sepse është një lloj ombrellë prindërore për fëmijët”, u shpreh Safqiu në praninë e nxënësve të kësaj shkolle.

Nxënësit e pranishëm gjithashtu u argëtuan nga prezenca e Vedatit dhe Osmanit, të cilët njihen nga fëmijët në rolin e Fugës, tetës Gjyli, etj.

Për të gjithë ata prindër, nxënës, fëmijë, që janë të interesuar për këtë produkt/shërbim, duhet të vizitojnë njërën nga pikat më të afërta të shitjes të Telekomit të Kosovës/Valës.

stupcat-ptk-1

stupcat-ptk

vala-kids

http://www.ekonomiaonline.com/nacionale/45333/