ASK në nivel me shkollat më të mira botërore sipas AdvancED

ASK në nivel me shkollat më të mira botërore sipas AdvancED

Avancimi i vazhdueshëm nga i cili përfton i gjithë komuniteti, është qëllimi i cdo institucioni. Vecanërisht kur bëhet fjalë për institucionet e arsimit, roli i së cilave është kyc për të ardhmen e një vendi. Një progres me një impakt të tillë po e shënon American School of Kosova, suksesin e së cilës e vërtetoi sërish AdvancED, agjencia ndërkombëtare e akreditimit. Në vizitën e fundit, ekipi për vlerësim nga AdvancED vlerësoi përkushtimin e vazhdueshëm të American School of Kosova për të ofruar gjithnjë edukim kualitativ, kështu, duke e kategorizuar atë me shkollat më të mira në botë.

AdvancED është institucioni më i madh i akreditimit të shkollave në gjithë botën me 36.000 shkolla në rrjetin e saj. Që nga vlerësimi i fundit i AdvancED, në vitin 2016, ASK vazhdimisht është zhvilluar dhe përmirësuar ne raport me shkollat e tjera të rrjetit të AdvancED, të cilat poashtu janë në nivel shumë të lartë akademik. Gjatë këtyre viteve, ekspertë të AdvancED ishin udhëzues dhe bashkëpunëtorë të vazhdueshëm të stafit akademik dhe atij administrativ të ASK-së në avancimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve, gjithnjë në përputhshmëri me standardet dhe kriteret akademike të AdvancED. Kështu, në vlerësimin e fundit të AdvancED, ASK kaloi nivelin mesatar, me 21 pikë më shumë se mesatarja e shkollave të rrjetit, në kategorinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

External Review IEQ Score AdvancED Network Average
Overall Score 284.00 278.34
Teaching and Learning Impact 290.00 268.94
Leadership Capacity 261.00 292.64
Resource Utilization 300.00 283.23

 

Përveç dedikimit të pakursyer në ofrimin e edukimit sa më kualitativ, American School of Kosova ka dëshmuar se është një familje që kontribuon vazhdimisht në ndjekjen dhe përmbushjen e ëndërrave të nxënësve të saj. Tashmë, ASK është e njohur për programin dhe mundësitë e shumta edukative përtej mureve të klasës dhe kurrikulës mësimore. Në ditët e sotme, suksesi nuk përcaktohet vetëm nga aspekti akademik, por gjithashtu nga aftësitë kreative, komunikative, të menduarit kritik, të të punuarit në grup, të zgjidhurit e problemeve dhe aftësi tjera që të ndihmojnë në tregun e sotëm të punës që po bëhet gjithnjë e më konkurrues. Këtë e rikonfirmon suksesi i fundit i nxënësit, Drin Krasniqi, i cili fitoi bursë të plotë 4-vjeçare në HARVARD UNIVERSITY. Ai vlerëson se American School of Kosova e mësoi të jetë lider që në moshë të re. ‘ASK inkurajon nxënësit të ngrisin zërin dhe i përgatitë ata që të jenë ndryshimi pozitiv i vendit” shton Drini. Mbi 10 milionë euro është shuma e bursave të fituara nga nxënësit e ASK-së ndër vite, shumë nga të cilat në universitetet më prestigjioze në botë si: Bard College, Hult International Business School, New York University, Norwich University, Washington College, Syracus University, Dartmouth College, University of Miami, Wagner College, Jacobs Uniersity  etj.

American School of Kosova u themelua me misionin të edukojë liderët e së ardhmes. Sot, 15 vite më vonë, American School of Kosova feston për arritjet e panumërta të nxënësve të saj ndër vite. Për të bërë një vizion realitet, kërkohet shumë përkushtim dhe mbështetje e vazhdueshme. American School of Kosova është gjithnjë mirënjohëse ndaj atyre që kontribuuan përgjatë këtyre viteve që ajo sot të jetë e vetmja zgjedhje  për edukim për familjet dhe fëmijët e tyre.